×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Studimi/ Temperaturat ‘përvëluese’ shkaktohen nga ‘dora e njeriut’

Hënë, 30 July 2018 18:35

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut bënë që vala e nxehtësisë që ka goditur aktualisht kontinentin evropian, përfshirë edhe vendin tonë, të jetë dy here më e fuqishme nga sa parashikohej.

Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur shkencëtarët, pasi krahasuan temperaturat aktuale me të dhënat historike të shtatë stacioneve meterologjike, në pjesë të ndryshme të Evropës.

Sipas “BBC”, raporti i tyre paraprak zbuloi se vala e të nxehtit që ka goditur kontinentin këtë verë është fuqizuar për shkak të ndryshimeve klimatike.

I nxehti që aktuale që ka pushtuar Evropën ka ngritur shumë pyetje rreth ndikimit të ngrohjes globale në fatkeqësitë natyrore. Për të vërtetuar nëse ka ndonjë lidhje mes tyre, studiuesit kanë krahasuar të dhënat nga shtatë stacione meterologjike në Finlandë, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Norvegji dhe Suedi. Ata zbuluan se në stacionet e motit në Holandë, Irlandë dhe Danimarkë, ndryshimet klimaterike kanë dyfishuar mundësitë për t’u prekur nga një valë nxehtësie.

Hulumtuesit janë fokusuar tek tre ditët me të nxehta që janë regjistruar këtë vit. Kjo i ka lejuar ata të krahasojnë të dhënat e shtatë vendeve të ndryshme gjatë 100 viteve të fundit apo më shumë, duke vërtetuar se valët e nxehtësisë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Studiuesit thonë gjithashtu se tri ditët më të nxehta të këtij viti mund të mos kenë ardhur ende dhe besojnë se javën e ardhshme do të jetë edhe më ngrohtë. Studiuesit argumentojnë se vala e nxehtësisë ka ardhur si pasojë e ndryshimeve klimaterike, të shkaktuara nga dora e njeriut. Ata kanë arritur të zbulojnë sa shpesh janë regjistruar të tilla temperatura ekstreme në secilin prej stacioneve të motit.

Sipas shkencëtarëve, vala e nxehtësisë ka qenë e lidhur me zjarret e mëdha të pyjeve në Suedi, duke argumentuar se ngjarjet të tilla ekstreme kanë më shumë gjasa të ndodhin nën ndikimin e ndryshimeve klimatike. Ata theksojnë se bota po bëhet gjithnjë e më e ngrohtë dhe kështu valët e nxehtësisë po bëhen më të zakonshme. Ai që dikur konsiderohej si një mot jashtëzakonisht i ngrohtë, është bërë tanimë i zakonshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...