×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Euro në rënie të lehtë, BSH nuk lejon zhvlerësimin ndonëse ka tepricë në valutë

Hënë, 30 July 2018 19:34

Monedha e përbashkët europiane është këmbyer sot në tregun vendas me 125.83 lekë, apo rreth 0.05 pikë më pak se fundi i javës që lamë pas. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, kjo rënie euros në fillimin e javës shpjegohet me faktin e akumulimit të tepricave në valutë gjatë fundjavës (kur bankat nuk operojnë). Sipas tyre prej pothuajse tri javësh, euro e nis të hënën me një zhvlerësim të lehtë kundrejt monedhës vendase, por është Banka e Shqipërisë që nuk e lejon.

Aktorët e tregut pohojnë se Banka e Shqipërisë po ndërhyn çdo dy ditë në treg, duke tërhequr tepricat në treg, dhe kjo nuk do të lejojë që të ketë rënie në treg. Kjo ndërhyrje, sipas tyre do të vazhdojë deri me përfundimin e efekteve sezonale.
Muaji gusht pritet që të rrisë prurjet e valutës në vend, pasi pjesa më e madhe e emigrantëve tradicionalisht zgjedhin këtë muaj që të kalojnë pushimet në vend.
Niveli i këmbimit i euros aktualisht është në nivelet e 125-126 e lekëve.
Edhe dollari amerikan është zhvlerësuar në vend përkundrejt lekut vendas, duke u këmbyer me 107.72 lekë. Rënien e dollarit, ekspertët e argumentojnë me zhvlerësimin që ka pësuar monedha e gjelbër në bursat ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...