Indeksi i logjistikës për tregti, Shqipëria e parafundit në Rajon

Tuesday, 31 July 2018 07:20

Shqipëria u rendit e 98 -ta në 167 vende për logjistikën tregtare gjatë periudhës 2012-2018 sipas indeksit të Bankës Botërore. Në këtë renditje Shqipëria renditet e parafundit në Rajon duke lënë pas vetëm Maqedoninë. Vende të tjera si Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja renditen më mirë.

Kapacitetet logjistike tregtare të Shqipërisë u vlerësuan me një maksimale prej 65 për qind nga 100 për qind që është vlerësimi maksimal. Renditja e Shqipërisë do të ishte edhe ulët, por pozita gjeografikë që i mundëson vendit transport detar nga disa porte i kanë shanse më mira për tregti se sa disa vende të tjera, të tilla si Maqedonia.
Në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë shënuar përmirësime në Kroaci dhe Bullgari, teksa kanë bërë më pak përparime Kina, Tajlanda dhe Afrika e Jugut. Shumica e vendeve në këtë grup kanë qasje në det ose ndodhen në distancë të afërt me rritjet globale tokësore.
Raporti global i Bankës Botërore cilëson se përgjatë viteve të fundit vendet me të ardhura të larta shumica e të cilave janë në Evropë, të tilla si Gjermania, Holanda, Suedia, Belgjika, Singapori, Britania, Japonia, Austria, Hong- Kongu dhe SHBA-të janë renditen në top listën e vendeve me logjistikën më të mirë tregtare. Nuk është e habitshme, që nga këto vende tradicionalisht kanë dominuar industrinë e zinxhirit të furnizimit më mallra në botë.
Në pesë vitet e fundit përformaca e këtyre vende pothuajse nuk ka ndryshuar, por vlen të theksohet përmirësimi i madh Japonisë, Danimarkës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Zelandës së Re.
Indeksi i logjistikës për tregtinë mundëson mundur vlerësimin e një modeli tregtar duke përdorur të dhëna për më shumë se një vit. Banka Botërore ka provuar se përmirësimi me 1 për qind në këtë indeks rrit tregtinë e vendit me 16 për qind.
Nga vendet në zhvillim përfitimet më të mëdha nga përmirësimi i logjistikës për tregti i ka pasur Kamboxhia, Kosta Rika dhe Tunizia.
Në vendet më logjistiken me të dobët janë kryesisht shtete me të ardhura të ulta dhe me të ardhura të mesme, kryesisht në Afrikë dhe në zona të izoluara. Këto janë ose ekonomi të brishta të prekura nga konflikte të armatosura, nga fatkeqësitë natyrore dhe politike, trazira apo vende pa dalje në det që sfidohen nga gjeografia ose mungesa e ekonomisë së shkallës.

Modifikuar më Tuesday, 31 July 2018 09:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...