×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shtyhet pretenca për Emiljano Shullazin

Tuesday, 31 July 2018 09:59

Shtyhet sërish pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Shkak edhe këtë herë u bë mungesa e mbrojtësve, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në 11 shtator.

Gjyqi për Shullazin dhe grupin është në fazën e konkluzioneve përfundimtare, të cilat shtyhen për të 5 herë.

Gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për 5 të pandehurit.

Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Veprat penale

-“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-“Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel "Vollga" në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

Sipas akuzës në janar 2016, të akuzuarit kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi në Lushnje.

Dy muaj pas kërcënimeve ndaj këtij shtetasi, konkretisht në Mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambjentet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku.

Në shkurt 2016, grupi akuzohet se kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë, ku akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyese tritol një garazhdi në pronësi të tij, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm.

Në Prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universitetin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë Universitet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...