Po alarmohet i gjithë vendi, ja çfarë pritet të ndodhë nesër!

Premte, 03 August 2018 16:45

Sot pasdite dhe nesër priten reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në disa zona të izoluara mund të ketë edhe shtrëngata shiu.

Edhe rreziku i zjarreve është më i lartë këtë fundjavë. Reshjet/ Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Sakaq në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

Temperaturat/ Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 35 °C; në vendet e ulëta: 22 / 34 °C; në vendet malore: 15 / 27 °C.

Era/ Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

Rreziku nga zjarret/ Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik ‘i moderuar’ në qarqet Shkodër dhe Lezhë, rrezik ‘i ulët’ në qarqet Kukës, Durrës, Tiranë dhe Fier ndërsa në qarqet e tjera ‘s’ka rrezik’.

Në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Kukës (Qendër), qarku Durrës (Jugperëndim), qarku Tiranë (Perëndim), dhe qarku Fier (Veri). Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës se nesërme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...