E paaftë për të sensibilizuar, policia "mbyt" me gjoba shoferët

Premte, 03 August 2018 17:50

Apeli i policisë së Shtetit për qarkullimin rrugor në pikun e sezonit veror vijon të jetë i njëjtë: Udhëtoni me kujdes!

Në një deklaratë për shtyp Policia Rrugore bëri të ditur se këtë fundjavë edhe falë masave shtesë të marra, nuk u rregjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze, në zonat turistike.

“Për 3 ditë Drejtoria e Policisë Rrugore – falë një bashkëpunimi intesiv me disa radio me shtrirje kombëtare – të cilat gjejmë rastin t’i falenderojmë – komunikoi informacion të detajuar tek shoferët në lidhje mbi rrjedhshmërinë e trafikut, ngarkesën dhe bllokimet ose ngadalësimet e tij, si dhe rrugët alternative. Gjithashtu nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale, shërbimi i Policisë Rrugore komunikoi dhe do të vijojë ta bëjë këtë, për çdo sqarim dhe kërkesë të qytetarëve në lidhje me informacionin për trafikun,” tha zëdhënësi i policisë.

Gjatë javës së fundit janë arrestuar 27 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për mungesë të lejes së drejtimit. Janë pezulluar gjithashtu 113 patenta, për tejkalim të limiteve të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Për mbi 3.500 drejtues mjeti janë vendosur masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, sidomos për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor. Patrullat e Policisë Rrugore, statike apo të lëvizshme do të marrin masat për të gjithë ata shoferë që kthehen në burim aksidenti duke shkelur rregullat.

Modifikuar më Premte, 03 August 2018 18:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...