×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shkatërrohet karteli' i narkotikëve në Tiranë, 4 të arrestuar

Saturday, 04 August 2018 09:28

 Policia ka goditur një grup të shitblerjes së lëndëve narkotike në Tiranë ku ka arrestuar 4 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar 67 kg lëndë narkotike, 1 automjet tip ‘Golf’  dhe 3 aparate celularë. Personat e arrestuar janë kapur në flagrancë ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zallmneri” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5.

Godiet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohet lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë.

Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zallmneri”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Xh.L 47 vjeç, banues në Tiranë.

– I.S, 34 vjeç, banues në Tiranë.

– E.L, 30 vjeç, banues në Tiranë.

– B.L 26 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

– B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– automjet tip “Golf”.

– 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...