Burrë e grua janë përfshirë në një aksident automobilistik pak minuta më parë. Makina e tyre ka humbur kontrollin në fshatin Selishtë të Fierit.
Për pasojë, shoferi një 31-vjeçar është në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja e tij ka marrë plagë më të lehta.
Ndërkohë, drejt Fierit është nisur helikopteri i ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka bërë ulje urgjente në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku po luhej miqësorja mes Apolonisë dhe Luftëtarit.
Policia ka urdhëruar ndërprerjen e takimit, pasi një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë do të ulej në tapetin e stadiumin, pas një rasti urgjent.