Roja bregdetare në Sarandë ka shpëtuar nga mbytja një turist polak. Turisti i identifikuar si Kamil Thiotheli është hedhur nga trampolina, por rënia ka qenë fatale pasi ka goditur gurët në det me kokë.
Nga goditja 45-vjeçari pësoi çarje të madhe në kokë dhe humbi ndjenjat. Menjëherë i ka ardhur në ndihmë roja bregdetare që arriti ta nxjerrë në breg dhe më pas i nxorri gjuhën.
Turisti është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjeksore.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





