Shtypi italian i ka kushtuar një artikull një emigranti shqiptari cili ka krijuar një aplikacion që ndihmon të huajt për të marrë shtetësinë. “La Stampa” shkruan se shqiptari Ermir Lushnjari, që në vitin 2011 është bërë nënshtetas italian dhe është praktikant ligjor.
“Ai ia ka dalë dhe tashmë buzëqesh, i druajtur e krenar, duke rimenduar historinë e tij. Një itinerar gjatë të cilit ka kaluar eksperienca që tashmë i vë në dispozicion falas për të tjerët që aspirojnë të jenë qytetarë italianë. Ermir Lushnjari 35 vjeçar, me origjinë nga Fieri, nga 2011 është italian” shkruan gazeta ndërsa tregon historinë e tij të emigracionit.
Më tej,në artikull evidentohet se Lushnjari ka hedhur online një aplikacion që mund të shkarkohet falas. Aplikacionin ai e ka quajtur “Çaj mali” dhe përmban informacione të përditësuara, në mënyrë të thjeshtë dhe të menjëhershme, duke dhënë edhe përgjigje të personalizuara.
“ Me këtë aplikacion u drejtohem atyre që kanë pak kohë në dispozicion dhe pak instrumente, ekonomike e kulturore, për të kuruar procedurën e kërkesës së qytetarisë (nënshtetësisë)” shprehet Lushnjari.