Një 18-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit pasi ju gjetën në banesë drogë dhe armë pa lejen e autoriteteve.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë M.Berberaj, banues në Patos.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 30 dozash Cannabis Sativa, si dhe një armë gjahu pa leje.
Materialet procedurale policia thotë se i kaloi pranë Prokurorisë së Fierit për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".