Ish-presidenti Bujar Nishani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me debatet që kanë shpërthyer së fundi për kufijtë e Kosovës. Nishani thekson se Kosova nuk është një çështje e thjeshtë e një shteti, por ‘Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët’.
Postimi i ish-Presidentit Nishani
Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës.
Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova.
Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.