VIDEO/ 45 biznese në ditë mbyllen, po i merret fryma sipërmarrjes

Hënë, 06 August 2018 15:35

Nënkryetarja demokrate e komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku thotë se 45 biznese në ditë janë mbyllur vetëm këtë vit. Ajo thotë se është një krizë që po përndjek bizneset në Shqipëri.

Postimi i plotë

45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit!

Ka një krizë që po përndjek nga pas bizneset në Shqipëri, një krizë që nuk po lë të ngrenë kokë bizneset që vazhdojnë të mbyllen përditë e më shumë. Të dhënat janë kokëforta dhe në katër vjet janë mbyllur 68,731 biznese ndërsa qeveria përkujdeset që të shmanget nga ky debat esencial. Vetëm gjatë këtij 6 mujori janë mbyllur 66% më shumë bzinese se në 2017.

Janë 45 biznese në ditë që mbyllen si pasojë e taksave të larta që u marrin bizneseve gjithnjë e më shumë para nga arka, për të mos u kthyer asgjë në këmbim. Sipërmarrësit rrëfejnë presionet e qeverisë ndërsa bizneset e tyre janë në krizë nga rënia e konsumit, nga rënia e fuqisë blerëse që çdo ditë e më shumë po tregon se ekonomia lëngon.

Qeveria është kundër sipërmarrjes së lirë dhe të ndershme, e angazhuar që në fillim për t’ua marrë shpirtin dhe për t’i dënuar me taksim të lartë. Sot jemi më të varfër dhe më të taksuar se sa katër vjet më parë. Ky ishte plani i rilindjes dhe fatkeqësisht sot ky është realiteti.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...