Fluksi në zonat turistike/Policia Rrugore “grin” shoferët! 7800 gjoba, 254 leje drejtimi të pezulluara

Hënë, 06 August 2018 16:31

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Rrugore ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka vendosur 7800 gjoba për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur Kodin e rregullat e qarkullimit rrugor. Në një komunikim me mediat, policia bëri të ditur se gjobat janë vendosur për tejkalim shpejtësi, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, parakalime të gabuara, përdorim celulari etj.

Po ashtu, janë bllokuar 254 leje drejtim për tejkalim shpejtësie apo për përdorim alkooli në drejtimin e mjetit.

Ndërkohë, vetëm këtë fundjavë janë ndëshkuar 58 drejtues mjeti, 21 prej tyre pasi e drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe 37 prej tyre ngaqë ishin pa leje drejtimi.

Login to post comments