Ndërkombëtarët nuk janë dakord me kalimin e vettingut të kreut të Gjykatës së Lartë

Hënë, 06 August 2018 17:50

ONM do të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin, pas rivlerësimit të punës së tij. Ditën e sotme OMN i ka paraqitur komisionit kërkesën për të ankimuar vendimin për Xhezair Zaganjorin.

Njoftimi i plotë:

Në datë 24.07.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori medetyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë. Sot, më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Xhezair Zaganjori. Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar tëMonitorimit. Bazuar në pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar. Bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankimpranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dheaneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësiminkalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar tëgjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Login to post comments