Biznesi i shitjes së diplomave në Shqipëri po lulëzon

E mërkurë, 08 August 2018 22:19

“Ne kemi një legjislacion që ato çfarë nuk ndalohen me ligj, janë të lejuara”. Është kjo arsyeja pse shitja e temave të diplomës online është kthyer tashmë në biznes fitimprurës.
Top Channel tregoi se si punimet akademike të çdo dege mund të blihen mjaft lehtë dhe thjesht me një mesazh, pasi në internet gjen pafund njoftime për këtë shërbim me çmime që nisin nga 10 mijë lekë dhe ndryshojnë sipas profileve. Sipas avokatit Isuf Shehu, ligji për arsimin e lartë nuk e trajton fare këtë problematikë.

“Nuk ekziston një parashikim ligjor, pikërisht për këtë lloj fenomeni dhe kjo është një mangësi e ligjit për arsimin e lartë, gjë që në shtetet e tjera evidentohet. Juve realizoni dhe shisni një vepër të caktuar, personi që e merr e deklaron si të vetën atë, përgjegjësia bie mbi këtë person që e deklaron si të tijën, diçka që e keni kryer ju.

Domethënë që në këtë rast, ai ka mashtruar publikun, duke thënë që ky është një produkt i imi intelektual dhe ka përvetësuar një titull akademik prejt të cilit ai përfiton të drejta pasurore apo jo pasurore”, shprehet avokati Isuf Shehu.

Rastet më alarmante janë temat e diplomës plagjiaturë, që në doktrinën e huaj juridike parashikohen ndëshkime ligjore, por këtu ndodhin masivisht si pasojë e mungesës së mekanizmave për identifikimin e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...