×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shtypi fëmijën 7 vjeç dhe një person tjetër në Tiranë, 38-vjeçarja ngatërroi frenat me gazin

E Enjte, 09 August 2018 12:25

Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Kodër Kamëz. Nga aksidenti humbi jetën Ramazan Ishni i cili po lëvizte me biçikletë dhe një vajza 7 vjeçe, ndërsa në spital ndodhen nëna dhe motra e vogël, 6 vjeçe e vajzës që vdiq.

Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeçe është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e sigurisë. Nga dëshmia dhënë grupit hetimor mësohet se 38-vjeçarja “ka ngatërruar frenat me gazin”.

Fillimisht është përplasur e biçikletën më pas me furgonin e bardhë dhe më pas me nënën dhe  dy vajzat, 6 dhe 7 vjeçe që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. Nëna 29 vjeçare, Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.

Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi. Gjendja shëndetësore e vajzës dhe e nënës është stabël.

Të dyja po ndiqen intensivisht. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun për jetën megjithatë sërish mbeten të rezervuar dhe sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore.

Dje vajza e vogël E. N. 6 vjeçe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Modifikuar më E Enjte, 09 August 2018 13:10

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...