×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Njohja e patentave – Hyn në fuqi marrëveshja me Greqinë. Përfitojnë emigrantët shqiptarë

E Enjte, 09 August 2018 13:37

Shteti grek do të njohë patentat shqiptare. Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve gjë e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm jetën e shtetasve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj.

Sipas marrëveshjes, tashmë të botuar në fletoren zyrtare parashikohet që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës për marrjen e asaj greke e cila ka dhe një kosto financiare që shkon nga 700 deri në 1000 euro.

Shqiptarët që jetojnë në Greqi tashmë për të marrë një leje drejtimi nga ky shtet mjafton vetëm që të dorëzojnë atë shqiptare. Marrëveshja, tashmë në fuqi, u nënshkrua në maj të këtij viti mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe atij grek Nikolaos Kotzias.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm pas zgjidhjes së çështjes së regjistrimit të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi dhe tërheqjes së rezervës nga Greqia për përdorimin e Vulës Apostile.

Sipas statistikave të bëra publike nga Ministria e Brendshme, në shtetin fqinj rezultojnë 557.476 shqiptarë të cilët janë emigrantë të ligjshëm.

Nertila Doko/SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...