Moderatorja e emisionit “Njerëz të Humbur”, Aida Shtino, mësohet se ka humbur ditën e sotme babain e saj, bën me dije “Gazeta shqiptare”.
I ati i moderatores ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare për shkaqe natyrale.
Aida Shtino prej kohësh është larguar nga ekranet shqiptare, duke iu përkushtuar jetës së saj private.