Mëngjesin e sotëm, një 29 vjeçar u vetëhelmua me fotoksinë në qytetin e Fierit, duke i dhënë edhe fund jetës. Ndërkaq mësohet se i riu i identifikuar si Enea Xhaja ishte pjesëtar i forcave të NATO-s, me detyrë oficer në Bonavi, Vlorë. Pavarësisht se familjarët e kanë dërguar menjëherë në spital, Enea nuk ka arritur të mbijetojë. Nuk dihen nde shkaqet që e kanë çuar Xhajën drejt aktit fatal. Ndërkaq në postimin e tij të fundit në facebook, zbulon që po pi birra vetëm në një lokal. Komentet kanë qenë të shumta në postimin e tij, ndërkaq ajo që bie në sy është komenti i të ndjerit pak para vetëvrasjes, teksa replikon. “Po pres dhe ardhjen tende se kete here e kam vendosur do behem tap”, shkruan ai