Pas njoftimit të policisë se një pushesi nga Kosova u rrezikua të mbytej në plazhin “Rrana e Hedhun” në Shëngjin por që më pas ndërroi jetë në spital, ka reaguar Spitali Rajonal i Lezhës.
Sipas Bluzave të bardha të këtij spitali 62-vjeçari nga Kosova kishte “shkuar pa ndjenja në spital“ një veprim lehtësisht i vërtetueshëm nga kartela.
Ky reagim vjen për të hequr përgjegjësinë e Spitalit se viktima humbi jetën në spital.
Informacion paraprak i policisë:
Më datë 09.08.2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.