Nga Rexhep Shahu
30 vjet me pare, me 10 gusht 1988, pa zbardhe drita, ora 3 e 30 e mengjesit e varin ne litar poetin Havzi Nela prane axhensise se udhetareve ne Kukes. E kane lene te varur per te trondite popullin deri ne oren 11 te paradites. Pastaj e kane hedhe ne karrocerine e nje zizi te Deges se Puneve te Brendeshme dhe e kane cuar te Dega ashtu si trup lisi te prere.
Ne mesnaten duke u nderruar data 10 me 11, e kane ngule ne nje grope te hapur shtylle afer fshatit Kolsh ku ka qendruar 5 vjet. Ne vitin 1993 e kane gjete trupin pa koke te Havzi Neles me kembenguljen e famshme te policit Agim Koldashi dhe nen kujdesin e Shefqet Hoxhes e te Pjeter Arbnorit e kane varrose ne Kollovoz ne fund te ares se tij ku prehet edhe sot pa koke ne varr.
Havzi Nela poeti martir u njoh boterisht i tille fale shtate fletoreve te tij poetike me vjersha me rreth 5500 vargje, qe ia ruajten vellezerit e familjaret e sidomos si amanet vellai i tij i vogel Shukri Nela, fale letrave te tij drejtuar te shoqes Lavdijes te cilat edhe ajo i ruajti deridiku te plota si kujtim i madh i poetit.
Pas 30 vjetesh nga varja, pas nje perdorimi e keqperdorimi flagrant te Havziut e pas premtimeve pafund per nderim dinjitoz te tij nga pengmarres e pronare, me ne fund, kryetari i bashkise Kukes Bashkim Shehu vendosi qe ne kete 30 vjetor te shlyeje edhe detyrimet e te tjereve ndaj Havziut. Kryetari i bashkise i beri bustin dhe e inaguroi me 12 qershor 2018 me nje prani te jashtezakonshme shkrimtaresh e autoritetesh. Ia ndertoi shtepine poetit ne Kollovoz. Ndihmoi me mbeshtetje numrin special te revistes letrare Illz kushtuar shkrimtareve martire. U be edhe libri i rralle Shkrimtaret per Havzi Nelen - Shpirti i lire i Lumes financuar nga humanisti Flamur Hoxha, qe sponsorizon revisten Illz dhe botimet speciale te Klubit te Poezise.
Neser me 10 gusht 2018, ne prani te shume te ftuarve dhe shume shkrimtareve te rendesishem shqiptare qe vijne per pelegrinazh per poetin martir Havzi Nela, inagurohet nga kryetari i bashkise shtepia e poetit Havzi Nela dhe prezantohet libri i shkrimtareve dhe revista speciale Illz.