Fatbardh Lici, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri në derën e një lokali, sapo ka mbërritur për të pirë kafen e mëngjesit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja.
Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.
45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje. U hetua si vrasje, por që nuk u provua asnjëherë nëse Lici ishte autori apo jo.
Fatbardh Lici njihej si një ndër të fortit e Shkodrës, megjithëse nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i proceduar penalisht.
Gjithashtu ai ka lidhje familjare dhe me Lulzim Kullës, të cilit pak muaj më parë ju bë atentat në qytetin e Shkodrës.