Fatbardh Lici është ekzekutuar me armë nga persona të paidentifikuar në lagjen “Guerile”, pranë ish- Poçerisë mëngjesin e sotëm.
Nga hulumtimet e bëra rezulton se viktima është vëllai i këshilltarit Bashkiak në Shkodër Mustafa Lici.
Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 2013, Mustafa Lici ka kandiduar për deputet në Shkodër, pasi ishte në listën e PS. Mustafa Lici, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, rezulton i dënuar në 2007 dhe në 1985 për plagosje e lehtë me dashje, ndërsa është ndaluar nga policia 4-5 herë nga viti 1990-2016. Mustafa Lici është këshilltari më i vjetër dhe ka më shumë mandate.
Fatbardh Lici njihej si një ndër të fortit e Shkodrës, megjithëse nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i proceduar penalisht.
Gjithashtu ai ka lidhje familjare dhe me Lulzim Kullës, të cilit pak muaj më parë ju bë atentat në qytetin e Shkodrës.