Partia Socialiste është trashëgimtarja e Partisë së Punës së Shqipërisë. Nuk është vetëm trashëgimtare ideologjike, por edhe biologjike. Sot gjithë bijtë e persekutorëve të komuniste janë përmbledhur në çadrën e Edi Ramës. Bij hetuesish, prokurorësh, oficerësh sigurimi, etj, janë në poste drejtuese në administratën e Edi Ramës sepse ky është pushteti i tyre, kundër të persekutuarve, për të cilët kanë urrejtje të pafund.
Në vitin 1988 Havzi Nela u var në sajë të firmës së Kristaq Ramës dhe shokëve të tij të Presidiumit të Kuvendit Popullor. I biri i Kristaqit është kryetar i partisë së Enverit dhe Miladinit si dhe kryeministër i vendit. Ekzekutimin e vendimit e bëri kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Kukës, Federik Ymeri. Për devocion, partia shokun Frederik e emëroi pas disa muajsh drejtor të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. Në vitin 2013, pas fitores dhe riardhjes së komunistëve të pushtet, djali i shokut Frederik, shoku i vockël Lorin, u emërua pa asnjë përvojë administrative si drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito. Pasi nuk qe i aftë për asgjë, pas disa vitesh, duke qenë i paaftë e pak intrigant, u largua nga puna me potere të madhe. Në fakt ai kishte punuar mirë sepse i kishte postuar të gjitha deklaratat e Ramës në fb. Mirëpo, djemtë e persekutorëve, që aq shumë i ka për zemër Edi Rama, nuk mund të rrinë pa punë. E kështu Rama e emëroi drejtor të ADISA-s. Rrjedhimisht nën çatinë e Këshillit të Ministrave, vegjeton brezi i dytë i ekzekutorëve të Havzi Nelës, Edi Kristaq Rama dhe Lorin Frederik Ymeri.