Shtetasi N.S, 57 vjeç, banues në fshatin Rapck, Përmet, dyshohet se është hedhur nga ura e fshatit Rapck në lumin Vjosë dhe nuk ka dalë më.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe polumbarët të cilët kanë filluar kërkimet përgjatë lumit Vjosë.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka qenë në gjendje depresive.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:57.