Sot Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një lajm të mirë për gjithë shqiptarët jashtë vendit.
Lajmi ka të bëjë me mundësinë që kanë tani shqiptarët që ndodhen përtej kufijve për të marrë një certifikatë personale apo familjare në vendet ku jetojnë. Bëhet fjalë për 12 shtete ku ofrohet ky shërbim, ndërkohë që deri tani ka qenë vetëm Italia.
“Keni nevojë për Certifikatë Lindje ose Familjare 📃?
MEPJ tashmë bën të mundur ofrimin e këtij shërbimi jo vetëm në #Itali por edhe në 12 shtete të tjera të botës.
“Zgjerimi i gamës së shërbimeve konsullore ndaj shtetasve 🇦🇱 jashtë RSH-së është objektivi ynë ✅😊 @DitmirBushati”, njoton MEPJ.
12 SHTETET QË E OFROJNË KËTË SHËRBIM JANË:
Austri-Vjenë
Bullgari- Sofje
Çeki- Pragë
Hungari- Budapest
Kosovë- Prishtinë
Kroaci- Zagreb
Japoni- Tokio
Mal i Zi- Podgoricë
Rumani- Bukuresht
Sllovaki- Bratislavë
Zvicër- Bernë
Turqi- Ambasada Ankara+Konsullata Stamboll