24- vjeçari e kishte paralajmëruar ngjarjen 2 vjet më parë

Premte, 10 August 2018 21:55

Ritvan Zykaj, 24-vjeçari i shpallur në kërkim për masakrën me 8 të vrarë këtë pasdite në fshatin Resulaj të Selenicës, duket se ka pasur probleme me kushërinjtë edhe në të kaluarën.

Në një status të publikuar në Facebook, më 23 Maj 2016, ka një koment  për 24-vjeccarin, “që të mos bëjë fjalë me kushërinjtë”.

Ndërsa i riu i përgjigjet: Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po me ngacmuan atëherë s’i lë rehat. Unë s’kam bëj, por ja që e kam këtë gjë.

Tetë personat e vrarë pasditen e sotme ishin të afërm me Ritvan Zykajn, ende në kërkim policor nga policia.

Ndërkohë, sipas një dëshmie, ka mësuar se dy javë më parë Ritvan Zykaj ishte dhunuar nga një prej të afërmve të tij, çka mendohet se ka sjellë edhe këtë reagim të tij, që përfundoi në një masakër.

Login to post comments