Masakra e ndodhur pasditen e djeshme në Resulajt të Vlorës mori 8 jetë njerëzish, mes të cilëve edhe dy të mitur.
Të gjithë u vranë mizorisht nga kushëriri i tyre 24-vjeçar, Ridvan Zykaj.
Pothuajse e gjithë familja u shua, por në gjithë këtë tragjedi që ka përfshirë këtë familje, vjen edhe një lajm i mirë.
Njëri prej fëmijëve të Besim Zykajt i ka mbijetuar çmendurisë së kushëririt të tij.
Ai është 17-vjeçari Albi Zykaj, fëmija i Besim Zykajt, i cili është i i mbijetuar nga masakra. Adoleshenti nuk ndodhej në banesë gjatë kohës që ndodhi tragjedia.
Por Albi i humbi të gjithë: dy prindërit, Besimin dhe Vasilikën dhe motrën, Sarën dhe vëllain, Ledjonin.
Po ashtu vrasësi i pashpirt i mori edhe gjyshërit e tij Demirin dhe Ferien, xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërdita.
I mbijetuar i kësaj masakre është edhe djali i tjetër i Demir Zykajt, i cili mësohet se jetonte në emigracion prej vitesh.
Ai sot ka ardhur nga Greqia për të përcjellë familjarët e tij të cilët u masakruan me kallashnikov nga kushëriri 24-vjeçar.