Në Berat, banorët kërkojnë pastrimin e lumit Osum nga mbetjet.
Ata thonë se temperaturat e larta mund të ndikojnë në përhapjen e infeksioneve.
Kjo panoramë prej vitesh ka mbetur e njëjtë dhe është kthyer në shqetësim për banorët e Beratit.
Edhe pse një pjesë e tyre janë vetë përgjegjës për ndotjen ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme nga Bashkia. Banorët i frikësohen temperaturave të larta të cilat mund të ndikojnë në përhapjen e infeksioneve.
Banor: "Edhe qytetarët kanë përgjegjësinë e tyre."
Përveçse mbeturinave urbane pranë brigjeve të lumit Osum depozitohen po ashtu edhe mbetje inerte. Në mungesë së vëmendjes nga Bashkia, zgjidhjen shpesh banorët e gjejne tek djegia e tyre e edhe pse ne kete rast ndotja që shkaktohet në mjedis është edhe më e madhe./oranews