Nën forca të rrepta sigurie dhe me një shpejtësi ‘skëterrë’, është nisur drejt Tiranës, autori i masakrës së një dite më parë, Ritvan Zykaj 24 vjeç.
I riu ekzekutoi me gjakftohtësi 8 kushërinjtë e tij, anëtarë të një familje, mes tyre edhe dy fëmijë, 16 dhe 6 vjeç.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një operacioni disa orësh gjatë gjithë natës policia mundi të arrestojë autorin e masakrës, që tronditi mbarë opinionin publik.
Pak minuta më parë, politiko.al mëson se autori është nisur drejt Tiranës, për t’ju dorëzuar organeve të Krimeve të Rënda për procedurat e mëtejshme.
Siç duket edhe nga fotot, makina që transportin Zykajn është e shoqëruar edhe nga një autoblindë, duke përforcuar edhe më tej masat e sigurisë.
Mësohet se dy automjetet ecin me shpejtësi të madhe, me sirena të ndezura, madje kanë zgjedhur të kalojnë edhe në rrugët dytësore për të shmangur trafikun në Fier.
Deri tani, i riu ishte i izoluar në drejtorinë vendore të policisë së Vlorës, ndërsa deri tani nuk ka shprehur shenja pendese. Ka pranuar krimin, madje ka kërkuar edhe avokat që të mbrohet për masakrën e kryer./Politiko.al