Pas tërmetit të fuqishëm prej 5.1 ballësh që goditi Shqipërinë këtë pasdite, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Brendshme, e cila ka bërë një bilanc të dëmeve materiale.
Epiqendra e tërmetit të fortë u regjistrua në afërsi të Burrelit e për pasojë zonat përreth që kanë pësuar dëmtime kanë qenë bashkia e Klosit, Matit e Bulziqës. Konkretisht Ministria përmes një njoftimi saktëson se në total janë dëmtuar rreth 67 banesa.
Njoftim per shtyp i Ministrise se Mbrojtjes:
Sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km.
Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:
12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj
8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat.
47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.
Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit.