Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur. Siç raporton policia, i plagosur është pronari i një lokali në qytetin e Shkodrës.
Ai dyshohet se ka debatuar me një klient në lokalin e tij në lagjen “Rus”, ku është edhe plagosur. I plagosuri është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





