Qytetarët vazhdojnë të mbeten peng i problemeve të pronësisë dhe të mos pajisen me certifikata duke u hallakatur mes procedurave të legalizimit dhe regjistrimit të pasurisë së paluajtshme.
Katër familje të një pallati në qytetin e Korçës, prej vitit 2005 hallakaten për të marrë certifikatën e pronësisë. Edhe pse ata e kanë likuiduar ndërtuesin me pagesën, ende nuk janë pronare të apartamenteve ku jetojnë.
Shkak është bërë shkelja nga ana e firmës e cila ka ndërtuar pa leje 3 kate dhe është në proces legalizimi. Pavarësisht këtij ngërçi firma ka kërkuar nga banorët të gjithë pagesën e apartamenteve, ndërsa nuk i ka pajisur me certifikatë pronësie.
As gjykata dhe as instanca të tjera nuk kanë mundur t’i japin zgjidhje problemit të këtyre familjeve./TCH