Një 39-vjeçar është arrestuar sot nga policia, pasi akuzohet për vrasje të dyfishtë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjale për shtetasin Ndue Memaj. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave në vitin 1999, ndërsa ishte dënuar me 20 vjet burg.
Memaj u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
39-vjeçari, banues në Lezhë më datë 3 nëntor të vitit 1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit me inicialet J. N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 datë 07.11.2013 e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.