Ambasada shqiptare në Itali ka konfirmuar emrat e dy shqiptarëve që mbetën të vdekur mes rrënojave të urës Morandi në Genova.
Sipas ambasadës Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy të rinjtë mes 37 viktimave të tragjedisë.
Postimi i ambasadës
Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rende per humbjen tragjike te jeteve te dy te rinjve shqiptare Marjus Djerri dhe Edi Bokrina ne aksidentin tragjik ne uren Morandi ne Genova. Duke u shprehur ngushellimet e sinqerta familiareve te viktimave Ambasada eshte ne dispozicion te te afermeve per te gjithe asistencen e nevojeshme