Pamje të frikshme/ Autobusi me turistë përplaset me shkëmbin në Librazhd

Tuesday, 21 August 2018 11:54

Një autobus me turistë aksidentohet në Lunik të Librazhdit, ndërsa udhëtonte drejt zonës turistike të Fushë Studen

Autobusi ka rrezikuar të dalë nga rruga dhe të bjerë në humnerë për shkak të gjendjes së degraduar të rrugës, bënë me dije burime të Ora News, ndaj shoferi për të shmangur një rrezik të tillë e ka përplasur mjetin me një shkëmb në pjesën e sipërme.

Veprimi i shoferit ka shmangur një tragjedi të mundshme për shkak të vështirësisë së terrenit malor pranë vendit të quajtur si Shkalla e Lunikut, por ka shkaktuar panik mes rreth 30 turistëve që mësohet se udhëtonin në autobus.

Për pasojë nuk ka turistë të plagosur, ndërsa autobusi ka marrë dëmtime.

autobuzi librazhdautobuzi librazhd

Login to post comments