Moti për nesër, ja në cilat zona do ketë shi

Tuesday, 21 August 2018 13:39

Duke filluar nga pasditja e sotme dhe nesër sipas IGJEUM në qarkun e Kukësit priten reshje të dobëta shiu. Ndërsa në shumicën e qarqeve të tjera priten reshje lokalisht të dobëta.

 Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

Nesër (e mërkurë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 36 °C

në vendet malore: 14 / 27 °C

Sot pasdite (e martë, dt.21) dhe nesër (e mërkurë, dt.22) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Modifikuar më Tuesday, 21 August 2018 14:03
Login to post comments