Shkon në gjendje të rëndë në spital, vdes 47-vjeçari durrsak në Sarandë

Tuesday, 21 August 2018 15:47

Një ngjarje e rëndë është shënuar sërish në plazhet shqiptare. Sot është njoftuar spitali i Sarandës për një urgjence tek plazhi “Delfini” në rrugën Turizëm, Kanali i Çukës në Sarandë.

Mësohet se një shtetas i ndodhur në breg ka humbur jetën. Miri Hasllani, 47 vjeç nga Durrësi dhe me nënshtetësi italiane është paraqitur ne spitalin e Sarandës në gjendje terminale me diagnoze fibrilacion ventrikular, propabel infarkt akut miokardi.

Është komunikuar më mjekësinë ligjore dhe do te niset për ekspertizë  për në Tirane, bejne me dije burime nga Spitali Sarande.

Login to post comments