Nga Beqir SINA - Harstdale New York
-Libri me titull ”Forca e Klemendit” kushtuar Nikollë Mrnaçajt , e autorit Zef Naçi u promovua në Qendrën”Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” me një meshë të dhanë nga meshtari Dom Pjetër Popaj
WIHITE PLAINS NY : Të Shtunën me 18 Gusht, në Qendrën “Nënë Tereza” në organizimin e SHK “Kelmendi” the kujdesin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, anëtar të Familjes Mrnaçaj, të afërm të tyre, miq dhe dashamir, ish të përndejkur politik, gjatë rregjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, lider të komunitetit, veprimtar , shkrimtar dhe gazetar, morën pjesë në promovimin e librit “Forca e Kelmendit” të autorit Zef Naçaj, në 100 Vjetorin e lindjes së Nikoll Mrnaçaj.
Nikollë Mërnaçaj, i cili vdiq në 1988, vetëm pesë ditë mbasi u lirua, nga burgu, pasi kishte kaluar 25 vjetë burg në burgjet e tmerrshme dhe 13 vjet inetrnim në kampet e përsekutimit politikë, pershkruhet ne kete liber si qendrestar dhe kundershtar i perbetuar i komunizmit .
Ky eshte nje libri i ri që i kushtohet Kelmendit dhe Kelmendasve nacionalistë i shkruar nga inxhinieri Zef Naçi me titull: “Forca e Kelmendit”.
Ai thane folesit është një libër intersant, që sjell jo vetëm historinë dhe bukuritë natyrore( të kësaj Perle të gjakosur), figurat e shquara të kësaj treve që nga Papa Klementi XI(Gjon Francesk Albani), Nora e Kelemndit, Ujk Gila, Nikë Lekë Pep, Prekë Cali, Aleksander Sirdani, e deri tek Angjelin Prelocaj, …por dhe historinë e qëndresën e Kelmendasve përballë pushtusëve dhe diktaturës komuniste.
Libri simbas tyre fokusohet tek njëri prej qëndrestarëve të shumtë të kësaj treve përballë diktaturës komuniste, martirit Nikollë Mrnaçaj, i cili kalott 38 vet në burgjet e kampet politike në Shqipëri, por edhe të kalvarit të tij dhimbshëm, dhe fatit të pjestarëve të familjes, nëpër kampet e interrnimit Tepelenës dhe më të fundit deri kur ai rregjim u rrëzua - në Savër Lushnjes.
Siç shkruhet në përcjelljen që i bën librit gazetari Ndue Lazri, redaktor i librit: "Në këtë libër lexuesi gjen figurën e një protagonisti, që është epiqendra dhe shembulli tipik i njeriut të dënuar pa faj, Nikollë Mernaçaj.
Figura e tij del nëpërmjet dëshmive të të tjerëve, atyre që e kanë njohur e bashkëvuajtur me të, të pjesëtarëve të familjes e të afërmve që vuajtën pasojat e burgosjes dhe internimit të Nikollës.
Ndersa, për të dëshmojnë: At Zef Pllumi, Pjetër Delia, Fran Tinaj, Grigor Kokali, Gjok Marku(Bujaj), Jozef Radi, Simon dhe Lek Mirakaj, Gani Neza, Lek Previzi, dhe shumë të tjerë…"
Drejtuesi i këtij promovimi Sokol Smalaj, bashkëvendas i Mrnaçajve, tha se :”Përmovimi i këtij libri vien si një mirënjohje dhe si një homazh , si kurorë lulesh prej bjeshkëve të Kelmendit,….. vjen libri i kushërinit, i intelektualit të njohur kelmendas Zef Naçaj, një libër ky, i cili sot promovohet, dhe merr me vete të gjitha përgëzimet e lavdërimet tona më të mira,” tha ai.
Dom Pjetër Popaj, i cili është famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës, një e kishë shqiptare, kjo ne Nju Jork, e ndertuar dekada me pare, e dallur per fe e atdhe, mbajti një meshë në përkujtim të 100 Vjetorit të lindjes së Nikoll Mrnaçajt, dhe kreu bekimin e këtij promovimi.
Popaj, në fillim faleminderojë autorin e këtij libri Zef Naçaj, por edhe të gjithë ata që sollën këto kujtime aq të dhimbëshme por dhe shumë interesante nëpërmjet tregimeve, të tyre.
Dom Pjetër Popaj, kujtoje ne fillim te fjales se tij shprehjen latine e cila thotë :” Fjalët i merr Era, - Kurse, shkrimi mbetet”.
Nderkohe, ai duke folur për librin “Forca e Kelmendit”, theksojë se shkrimi, është një gjë e domosdoshme për ne, megjithse, sot kemi pak lexues në krahasim me atë që duhet me pasë, “Kemi ma shumë shkronjës sesa lexonjës”.
Meshtari i dalluar u kujtoje te pranishmeve, se , ai që lexon edhe mëson dhe sa më tepër të lexojmë libra të tillë, natyrishtë edhe si ky që po promovojmë sot në kishën tonë, “Forca e Kelmendit” të Zef Naçaj, aq më shumë e pasurojmë shpirtin, dhe mendjen tonë - duke qenë edhe më të pastër e të vetdijëshëm për gjithçka që na rrethon, përfshirë edhe këtë pjesë të hidhur të historisë tonë, që po e lexojmë nëpërmjet këtij libri, të cilin kemi rastin t'a promovojmë këtu në kishën tonë” tha ai.
Poeti popullor kelmendas Gjovalin Lumaj, i cili kishte udhëtuar nga Detroiti, per të marrë pjesë në promovimin e librit dhe 100 vjetorin e lindjes së bashkëvendasit të tij Nikoll Mrnaçaj, shprehu një kënaqësi si tha ai të shumëfishtë, per familjen Mrnaçaj, dhe autorinqe ai e quajti :" Një kelmendas të talentuem dhe të afirmuem për shpirtin e nivelin e tij artistik në shame gjini të artit".
Një vepër artistike, e çfardo gjënie,” tha Lumaj i cili mbajti një referat lidhur me këtë event kushtuar 10 vjetorit të lindjes së Nikoll Mrnaçaj,” mbështet në dy kame - Arti , mjeshtëria artistike, që ka përdoruar autori në veprën e tij, dhe, mesazhi që është vlera dhe, që sjell vepra për shoqërinë, për lexuesin është edhe domëthania e veprës qe e lexojme".
Për çka u shpreh ai se në këtë liber janë të gërshetuara bukur, të lidhura me njëra tjetrën dhe me nje mesazh të qartë dhe të dhimbshëm,aqsa e krenar që fillon të duket që në kopertinën (kapakun) e librit,ku na shfaqet perpara “ Një fortesë natyrore e ndërtueme prej dorës hyjnore, me shkambinjët e thiktë, dhe Shqiponjën në fluturim të vetëmet zotnuese të asaj fortese - ku ngjyrat në sfond, siper shkëmbinjëve tregojnë edhe jetë, edhe trimëri ashtu si edhe vuajtjet nga ai kalvari i vujatjve të vet kelmendasve në shekuj” .
Lumaj foli per nji suprizë të mahnitëshme, kur tregoje per pikturën me portretin e Nikoll Mrnaçaj :”Faqja e par e saj të suprizon me protretin e Nikoll Neu Ujkës, ( si i kan thirë në Klemend Nikoll Mrnaçaj) i realizuem me aq mjeshtri nga vet autori i libri, i cili pikturën e ka jo vetëm hob per shumë e shumë vite, por edhe bashkëudhëtare ku ka realizuar maft punime të denja për ekspozita dinjitoze”.
Simbas Lumajt, ajo që të bën përshtypje në këtë libër mbasi ta lexosh atë është thjeshtësia, kjartësia, sinqeriteti me të cilin autori ka shkruar te cilat jan pa ato shpërdredhjet, ashtu si bëhet në ndonjë rast të till në disa autorë, që nuk duan të jenë të drejtëpërdrejtë, por i lakojnë gjërat”.
Azeta Kola, Doktoreshe e shkencave historike, ishtë një ndër folëset kryesore e cila erdhi në këtë promovim me një kumtesë që e kishte titulluar : “Forca e Klemendit”, historia e heshtur e jetës së viktimave të komunizmit”.
Ajo tha se :“Libri “Forca e Kelmendit” dhe historia e përvuajtur e vetë Nikollë Mërnaçajt, të cilit autori i jep zë, është një akuzë e hapur ndaj atij regjimi antinjerëzor gati gjysmë-shekullor që mbizotëroi në Shqipëri dhe krejt Evropën Lindore. Kjo është shumë e rëndësishme sepse në Shqipëri si në asnjë vend tjetër Komunist të bllokut lindor, nuk është bërë ende një kërkesë e hapur llogarie nga viktimat ndaj abuzuezve të tyre apo një pendesë e kërkesë falje publike nga xhelatët komunistë që çuan në vdekje qindra viktima të pafajshme, siç ishte Nikollë Mërnaçaj. Asnjë prej tyre nuk është dënuar publikisht ashtu siç janë dënuar e vazhdojnë të dënohen edhe sot ushtarakë e oficerë naziste të Gestapos Gjermane për masakrat e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.”
Më tej profesoresha Kola, theksojë se : “Në librin “Forca e Kelmendit” të autorit nga Vermoshi, ing. Zef Nacaj, kushtuar Nikollë Mërnaçit dhe heronjve të tjerë të Kelmendit, hapet para nesh një histori e pashembullt krimesh, vuajtjesh, terrori e torturash të kryera gjatë viteve të pushtetit Komunist, që janë të ngjajshme, siç thotë autori, me krimet e nazizmit në kampet e përqëndrimit gjatë luftës së dytë botërore. Lexuesit të sotëm mund t’i duket i çuditshëm krahasimi, por atyre që e kanë jetuar këtë kohë, jo aspak. Jo vetëm ata me “biografi të keqe,” por edhe pjesa tjetër e popullsisë kanë kaluar rreth 45 vite në vuajtje, mjerim, frikë, pa të drejtë për të folur e per t’u ankuar, pa të drejtë besimi fetar apo mendimi të lirë që ishte në kundërshtim me politikën vëllavrasëse të Enver Hoxhës. Me fjalë të tjera, Shqipëria ishte një burg i madh kolektiv ku shqiptarët që jetonin nën Komunizëm ishin të gjithë bashkëvuajtës në një mënyrë apo në një tjetër.”
Zef Volaj, Ish arsimtar në Kelmend, mbështetës i veprimtarive të kulturës , foli për njohjen e tij me autorin e librit Zef Nacaj, duke e përshkruar atë të guximshëm dhe të drejtëpërdrejt, vazhdimisht ashtu në fakt tha ai si e gjejmë edhe në këtë libër “Forca e Kelmendit’.
Prof. Liza Pllumbaj, ish drejtoreshë e shkollës së mesme “Nik Merrnacaj” në Tamarë, solli kujtime nga fëmijëria e saj, se si u rritë dhe i përjetojë së bashku me bashkëvendasit e saj, vuajtjet e këtyre burrrave të Kelmendit, gjatë rregjimit të Enver Hoxhës, pa bërë asnjë faj , ata u pushkatuan, u dënuan dhe u interrnuan tha ajo.
Ndersa, nipi i tij qe trashegon te njejtin emer Nikoll Mrnacaj, foli ne anglisht mbi jeten e familjes Mrnacaj dhe per gjyshin e tij qe ai e quajti nje hero te vertet te tij dhe familjes Mrnacaj.
Po ashtu foli edhe gazetari e publicisti Vesel Gilaj.
Lek Mirakaj, i cili ështe vet nje ish i burgosur politik, gjatë rregjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, mbas e përgëzojë autorin për këtë libër, tha se ishte më të vërtet i keqradhur, ngaqë e njohu Nikoll Mrnacajn në ato kushte, dhe në ato kohëra të këqija e te veshtira.
“ Ishim të dy në të njëjtën birucë, tregoj Mirakaj, në qelitë e burgut të Lushnjes, dhe unë ish fëmija i mbijetuar i kampit të shfarrosjes në Tepelenë, që mbaj mend ku edhe kur vdisnin fëmijët ose të interrnuarit i varrosnin, në gropa gati në spërfaqe në bregun e lumit të Bëncës, me qëllim që kur të vintë dimri e lumi fryhej, kufomat e te interrnuarve t’i merrte lumi qe të zhdukeshin gjurmët e krimeve, ndersa tani flase kur u rrestuam disa mbas njeri tjetrit, po takohesha përsëri me Nikollën me ato mustaqet e burrnisë dhe fisnikërsië që rrezonte ai njësojë si në këtë picture të portretit të autorit Zef Nacaj”.
Gjatë këtij eventi u kënduan këngë për familjen Mrnacaj, dhe trimërisë së Klemendit, kangë të krijuara posaqërisht nga Gjovalin Lumaj dhe këndur duke luajtur në cifteli nga Bashkim Vushaj . Ndërsa, kënga” Jam krenar se jam Shqiptar.” me tekstin e Gjovalin Lumaj muzika Agim Kola, muzikant Pllumb Nacaj u këndua nga këngëtari i talentuar kelmendas Ylli Sufaj.
Për të pranishmit familja Mrnacaj shtroi një koketj në Qëndrën Kulturore “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Zoja e Shkodres”