×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sot 108-vjetori i lindjes së Nënës Terezë

Diel, 26 August 2018 11:05

Sot është ditëlindja e Nënës Terezë.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup.
Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.
Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997.
Për vlerat e saja jetësore, Nëna Terezë nga Kisha e Shenjët në Vatikan u shpall Shën Tereza.
Vatikani ka shpallur Nënë Terezën si mbrojtëse të peshkopatës së Kalkutës, me anë të një meshe në këtë qytet në Indi, në të cilin ajo tërë jetën ja kushtoi të varfërve dhe të sëmurëve.
Me anë të një meshe që u zhvillua në peshkopatën e Kalkutës, nën kryesimin e ambasadorit të Vatikanit në Indi, Gjambatista Dikvarto, Selia e shenjtë ka shpallur Nënë Terezën edhe zyrtarisht mbrojtëse të Kalkutës, pasi që gjithë jetën e saj ja kushtoi të varfërve dhe të sëmurëve në këtë qytet në Indi.
Papa Françesku në fillim të shtatorit të vitit 2016 e shpalli të shenjtë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, të njohur si Nënë Tereza.
Rreth 500 persona morën pjesë në meshën që u organizua në Katedralen e Kalkutës, nën kryesimin e ambasadorit të Vatikanit në Indi, Gjambatista Dikvarto. Të krishterët në Kalkutë shprehën kënaqësi të madhe për shkak të vendimit të Vatikanit për të shpallur  Nënë Terezën si mbrojtëse të qytetit.

Login to post comments