Moti për ditën e sotme pritet të vazhdojë të jetë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.
E hëna po ashtu do mbetet në kushte të ngjashme atmosferike por me shira më të pakët dhe të lokalizuar në zonat Qendrore – Juglindore.
Temperaturat e mëngjesit kanë pësuar një rënie graduale gjatë ditëve të fundit ndërsa vlerat maksimale sot janë ulur ndjeshëm duke shënuar deri 27°C në zonat malore dhe rreth 32°C maksimumi në Ultësirën Perëndimore; rënia vijon e lehtë edhe të hënën.