Në Milot banorët nuk kanë ujë të pijshëm prej ditësh. Shkak është bërë një defekt, po banorët thonë se askush nuk merret me riparimin e tij.
“Nuk kemi ujë të pijshëm, s’di gjë ça do bëjmë”.
Në këto ditë me temperatura të larta në çezmat e këtyre banorëve nuk pikon.
“Kanë thënë janë djegur pompat pompa rezervë nuk mbajnë, paret kur vijnë me i marrë, i paguajmë Lek më Lekë sa herë vjen fatura”.
Banorët thonë se do të protestojnë për të sensiblizuar autoritetet.
“Ka 5 ditë që nuk ka ardhur uji fare, as e vë ujit kush në zjarr me sjell ujë këtu”.
“Populli duhet çohet krejt e tu blloku rrugët krejt”.
Bëhet fjalë për më shumë se 6 mijë qytetarë të Milotit, një pjesë e të cilëve shkojnë e mbushin ujë në Laç./ Tv Klan