Bilancet e 35 korporatave të mëdha kredimarrëse, në skenarin e ndërkombëtarëve

Hënë, 27 August 2018 08:34

Bilancet e 35 korporatave të mëdha janë përfshirë në një “hetim” ndërkombëtar për të vlerësuar se sa të shëndetshme janë për të kthyer kreditë në banka.

Një raport monitorimi i Nismës së Vjenës për 2018 bëri me dije se IFC dhe FinSAC sponsorizuan një studim për shëndetin financiar të korporatave të larta shqiptare. Raporti analizon raporte të ndryshme financiare mbi industritë, duke mbuluar periudhën 2014 deri në 2016, dhe ishte planifikuar për tu publikuar në qershor.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga 35 korporatat e mëdha të cilat kishin rreth 65 për qind të kredisë me probleme me 2016, 28 prej tyre janë në proces të ristrukturimi, teksa 7 prej tyre e kanë të pamundur, ndaj do ti nënshtrohen falimentit.

Kreditë e pakthyera në afat në banka kanë shënuar një rënie të mëtejshme gjate këtij viti, duke zbritur në muajin qershor, në 13.27%, por treguesi gjithsesi është më i larti në Rajon.

Banka e Shqipërisë së fundmi ka miratuar së fundmi një rregullore që çon më tej procesin e ristrukturimit te kredisë.

Ristrukturimi i kredisë kryhet kur bankat gjykojnë se në të ardhmen gjendja financiare e kredimarrësit do të përmirësohet ndjeshëm, ose të ardhurat nga veprimtaria e tij do të rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe se kredimarrësi do ta paguajë (shlyejë) të gjithë kredinë, sipas kushteve të reja.

Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “standarde” ose “në ndjekje”, nëse ristrukturohet për herë të parë, pas ristrukturimit nuk mund të klasifikohet, në asnjë rast, më lart se kategoria “nën standarde”.

Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “nën standarde”, “të dyshimta” ose “të humbura”, nëse ristrukturohet për herë të parë, pas ristrukturimit ruan të njëjtën klasë, deri në plotësimin e kushteve.

Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “standarde” ose “në ndjekje”, nëse ristrukturohet për herë të dytë, pas ristrukturimit nuk mund të klasifikohet, në asnjë rast, më lart se kategoria “e dyshimtë”, deri në plotësimin e kushteve.

Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “nën standarde”, “të dyshimta” ose “të humbura”, nëse ristrukturohet për herë të dytë, pas ristrukturimit klasifikohet në një klasë më të ulët nga kategoria në të cilën ishte klasifikuar përpara ristrukturimit, deri në plotësimin e kushteve.

Kredia, e cila është ristrukturuar për më shumë se dy herë, pas ristrukturimit klasifikohet, në kategorinë “të humbura”, deri në plotësimin e kushteve të pikës 5 të këtij neni.

 

Quhet e ristrukturuar

Kredia e ristrukturuar quhet si e tillë:

a) kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt këstet (kryegjë dhe interes) për një periudhë prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh nga data e ristrukturimit;
b) kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt të paktën 4 (katër) këste (kryegjë dhe interes).
Në rastin e kredive që përfshijnë edhe një periudhë “grace”, si datë e ristrukturimit, do të konsiderohet data e mbarimit të kësaj periudhe.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...