Tragjedia e Roskovecit/ U goditën tre kushërinj, 2 vdiqën në vend, flet i mbijetuari

Hënë, 27 August 2018 10:45

I mbijetuari i vetëm i aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Roskovec të Fierit tregon si ka ndodhur përplasja.

4 kushërinj, djem xhaxhallarësh kanë qenë në trotuar ku kishin dalë pasi kishin pirë një kafe.

"Ishim 4 djem xhaxhallarësh Kishim pirë kafe dhe po rrinim në trotuar. Dëgjuam një zhurmë të madhe frenimi.  Pashë djemtë e xhaxhallarë që makina i përplasi matanë. Më pas më përplasi dhe mua në mur. Unë ngela pa ndjenja, thotë Martin Dogani, shkruna ora neës.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ishte shok shkolle i tij, banor i zonës dhe Martini thotë se aksidenti ishte humbje kontrolli e momentit.

Martinin shton se, "Ai nuk ka dashur ta bënte aksidentin. Ishte djalë shumë i mirë. Por mosha. Besoj se ishte me 120- 130 km/ orë. Bëri një frenim.. "

Nga aksidenti i së dielës, 26 gusht, mbetën të vdekur kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç. Ata mbërritën të pajetë në spitalin e Fierit rreth orës 20:40 të së dielës.

Automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke i përplasur djemtë e xhaxhallarëve në anë të saj dhe më pas përfundoi në kanal. Makina tip "Volksëagen", drejtohej nga Amarildo Çalamani, i cili u largua nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit për tu kapur vetëm pak minuta më vonë nga policia.

Policia e Fierit po punon për shkaqet e aksidentit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...