Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është vrarë një 54-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, viktima është Prendush Fushaj.
Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale F. P. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Thive”.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.
Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt gjatë ditës së sotme. Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve por edhe familjarëve për të zbuluar motivin e krimit.