54-vjeçari Fushaj kishte denoncuar në polici së fundi se i ishte vjedhur një sasi parash. Dhe si të dyshuar, kishte ‘ngritur gishtin’ pikërisht nga Fredi Pllumi, rreth 30 vjeç. Ky i fundit është shoqëruar nga efektivë të policisë së Shkodrës, që duket se nuk kanë gjetur prova për të provuar fajësinë, e më pas është lënë sërish i lirë.
Vrasja në banesë
Konflikti mes tyre duket se është ndezur me kalimin e ditëve dhe këtë të hënë, autori ka shkuar te banesa e viktimës në vendin e quajtur ‘Ura e Thive”. Mes tyre ka pasur një debat me fjalë që ka agravuar në përdorimin e armës së ftohte, e që ka sjellë humbjen e një jete.
Në një moment, Fredi Pllumi godet me thikë Prendush Fushajn duke e lënë të plagosur rëndë. Plagët e marra nga 54-vjeçari kanë qenë të rënda dhe ai ka ndërruar jetë.