Buxheti i shtetit për 7-mujorin, mungojnë 65 milionë euro

Tuesday, 28 August 2018 11:33

Rreth 8,2 miliardë lekë (65 milionë euro) është  mosrealizimi i të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën janar-korrik 2018.

Në total, ishte parashikuar që të mblidheshin rreth 264 miliardë lekë, ndërkohë që faktikisht janë mbledhur 255 miliardë lekë.

Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat për 7-mujorin janë ulur me rreth 3 për qind.

Sipas treguesve që ka renditur Ministria e Financave, institucionet kanë dështuar më shumë në mbledhjen e taksave doganore (8,1 për qind më pak se parashikimi), në mbledhjen e tatimit mbi të ardhurat personale ( 7,1 për qind më pak se parashikimi), në mbledhjen e akcizës (6,8 për qind më pak se parashikimi). Po ashtu të ardhurat nga mbledhja e TVSH-së, për këtë 7-mujor, janë 5,4 për qind më pak se parashikimet./exit.al

Login to post comments