Sipas një harte të re të Independent, Shqipëria ka rrjetin hekurudhor më të shkurtër në rajon (duke marrë të mirëqenë se është funksional) prej veçse 423 km. Ndërsa Maqedonia ka një rrjet hekurudhor prej 699 km, Bosnja e Hercegovina me 1103 km, ndërsa më i gjatë është rrjeti i Serbisë, prej 3809 km.
Ka shumë arsye përse trenat preferohen për udhëtime, duke nisur nga fakti se kryesisht janë në zemër të qytetit, më pak të kushtueshme dhe të këndshme për të udhëtuar. Është gjithashtu shumë më mirë për mjedisin sesa udhëtimet me avion ose makinë.
Por cilat vende kanë rrjetet hekurudhore më të gjera, duke ofruar shansin më të mirë për të eksploruar ato pa u hipur në një fluturim ose duke ngarë për orë të tëra në autostradë?
Top 10 Rrjetet më të mëdha Hekurudhore në Botë
- • Argjentina – 36,000 km
- • Australi – 40,000 km
- • Gjermani – 41,000 km
- • Kanadaja – 48,000 km
- • India – 65,000 km
- • Rusi – 85,500 km
- • Kinë – 100,000 km.
- • Shtetet e Bashkuara – 250,000 km
Ndërsa në Ballkan, situata duket ndryshe. Duke marrë në konsideratë se janë shtete relativisht më të vogla, Shqipëria ka rrjetin hekurudhor më të shkurtër (duke marrë të mirëqenë se është funksional) prej veçse 423 km. Ndërsa Maqedonia ka një rrjet hekurudhor prej 699 km, Bosnja e Hercegovina me 1103 km, ndërsa më i gjatë është rrjeti i Serbisë, prej 3809 km.
Por, shumë destinacione të tjera nuk kanë hekurudha, shpesh për shkak të mjedisit të ashpër, malor apo të pyllëzuar. Ato përfshijnë Islandën, Grenlandën, Jemenin, Omanin, Butanin, Libinë dhe Papua Guinenë e Re.
Sipas një hartë të publikuar më parë nga Independent, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk ka një linjë hekurudhore të elektrifikuar. Harta e mëparshme, me të dhëna nga UIC Synopsis, Raportet e IRG-Rail dhe të dhënat specifike e vendeve, tregon qartë se i gjithë Ballkani ka një linjë hekurudhore me 25 kv, ashtu sikurse edhe disa shtete të Europës Qendrore./Monitor