×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përgjimi në Strasburg/ Pas reagimit të Bashës, prokuroria nis hetimet

Tuesday, 28 August 2018 15:22

Pas bërjes publik të një audiopërgjimi ku zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare dërgohen nga Rama në Strasburg për të shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë për të mbyllur problemin e pronave në këtë gjykatë duke së është vënë në lëvizje edhe prokuroria shqiptare.

Nga burime mediatike mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet për përgjimin audio ku dëgjohet biseda mes Denar Bibës dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku.

Pas bërjes publike të një audiopërgjimi, ku pretendohet se nënkryetari i KQZ Denar Biba,  në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave,  reagoi edhe  kryetari i  PD Lulzim Basha.  Kreu i opozitës,  tha se ky  është një akt i mirëfilltë mafioz, ndërsa  kërkoi  prokurorisë nisjen e hetimeve. 

Modifikuar më Tuesday, 28 August 2018 15:34
Login to post comments